Biblioteka Kombëtare e Kosovës shpall konkurs letrar për nxënësit në nderim të “Epopesë së UÇK-së”

12:10 | 23 Shkurt 2026
biblioteka-kombetare-e-kosoves-shpall-konkurs-letrar-per-nxenesit-ne-nderim-te-“epopese-se-uck-se”

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka shpallur një konkurs letrar për nxënësit e shkollave fillore të mesme të ulëta, në kuadër të shënimit të 28-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

Konkursi organizohet në shenjë nderimi dhe kujtimi për “Epopesë së UÇK-së”, ndërsa tema e këtij edicioni është pikërisht “Epopeja e UÇK-së”. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë nxënësit e shkollave fillore të mesme të ulëta të Republikës së Kosovës.

Nxënësit mund të konkurrojnë në tri kategori të krijimtarisë letrare: ese, poezi dhe tregim. Sipas njoftimit të bibliotekës, krijimet duhet të trajtojnë përmbajtjen e manifestimit të “Epopesë së UÇK-së”.

Punimet duhet të dërgohen me emrin dhe mbiemrin e autorit/es, emrin e shkollës dhe komunën përkatëse, në adresën elektronike: [email protected].

Afati për konkurrim është nga 20 shkurt 2026 deri më 28 shkurt 2026. Shpallja e tre vendeve të para do të bëhet më 6 mars, në orën 13:00, në hollin e madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Komento: