Biden akuzon Trumpin për gjendjen e krijuar në Afganistan

22:45 | 16 Gusht 2021

Biden akuzon Trumpin: Ai kishte marrëveshje me Talebanët që trupat amerikane të largoheshin nga Afganistani.

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden me anë të një konference për media ka folur për gjendjen në Afganistan.

Biden në konferencë akuzoi ish-presidentin, Donald Trump për gjendjen e krijuar.

“Kur erdha në zyre kuptova që Donald Trump kishte arritur një marrëveshje me Talebanët që të gjitha forcat amerikane të largoheshin nga Afganistani me 1 maj 2021. Talebanët janë fuqizuar më shumë se në vitin 2001.”

“Zgjidhjet që mund të bëja si president i ShBA-ve: Të respektoja atë marrëveshje ose të luftoja talebanët në mes të sezonë së luftës”, u shprehë Biden.

Komento: