Biden bën thirrje që të ulen çmimet e derivateve

18:44 | 02 July 2022

Çmimet e derivateve janë duke “fluturuar”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka dhënë një mesazh për stacionet e karburantit lidhur me çmimet e tyre.

Biden përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar që të ulen çmimet e karburanteve, pasi populli amerikan ka nevojë për lehtësim në këtë kohë krize.

Ai ka kërkuar që të ulet çmimi menjëherë.

“Mesazhi për kompanitë që drejtojnë stacionet e karburantit dhe vendosin çmimet në pompë është i thjeshtë: Kjo është një kohë lufte, rrezik global. Ulni çmimin që po ngarkoni në pompë për të pasqyruar koston që po paguani për produktin. Bëjeni tani”, shkroi Biden.

Komento: