Presidenti Joe Biden gjatë bisedës telefonike sot ka siguruar homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky se SHBA do t’i ofrojë Ukrainës 500 milionë dollarë ndihmë direkte buxhetore.
Ndihma buxhetore është për të ndihmuar në pagesën e pagave, ndër të tjera, sipas një zyrtari.
“Udhëheqësit diskutuan se si SHBA po punon për të përmbushur kërkesat kryesore të ndihmës për Ukrainën, dhe përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së me aleatët dhe partnerët për të identifikuar aftësitë shtesë në mënyrë që të ndihmojë ushtrinë ukrainase të mbrojë vendin e saj”, tha Shtëpia e Bardhë.
Në deklaratë thuhet se Biden “rishikoi gjithashtu sanksionet shtesë dhe ndihmën humanitare të shpallura javën e kaluar”, transmeton CNN.