Biden dhe Putin dalin me deklaratë të përbashkët

20:50 | 16 Qershor 2021

Putin dhe Biden dalin me deklaratë të përbashkët.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, pas takimit të presidentëve të dyja shteteve.

Të dyja vendet kanë thënë se janë në gjendje të bëjnë përparime në qëllimet e përbashkëta “edhe në periudha të tensionit”, thuhet në deklaratë.

Bashkëpunimi ruso-amerikan ndihmon në zvogëlimin e kërcënimit në konfliktet tona dhe kërcënimin e luftës bërthamore, thanë Vladimit Putin dhe Joe Biden, shkruan BBC, transmeton Klankosova.

Komento: