Biden e përmbys epërsinë e Trumpit edhe në Pensilvani, kalon në epërsi

15:27 | 06 Nëntor 2020

Bideni kalon në epërsi edhe në Pensilvani, e përmbys epërsinë e Trumpit.

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka përmbysur epërsinë e republikanit Donald Trump edhe në Pensilvani, duke kaluar vetë në epërsi me 5.587 vota.

Vetëm para një dite, Donald Trump kishte epërsi prej qindra mijëra votash në këtë shtet, që është një prej shteteve më të rëndësishme dhe që ka 20 vota në Kolegjin Zgjedhor, shkruan Gazeta Express.

Më herët gjatë ditës, Bideni e përmbysi epërsinë e Trumpit edhe në Georgia dhe kështu po i afrohet gjithnjë e më shumë fitores në zgjedhjet presidenciale, në të cilat mori më shumë vota se Trumpi dhe Hillary Clinton më 2016 dhe Barack Obama më 2012.

Epërsia e Bidenit në Pensilvani erdhi në kohën kur në këtë shtet janë numëruar 95 për qind e votave.

Komento: