Dikur ishe pjesë e luftës në Kosovë.
Presidenti Joe Biden po emëron gjeneralin e ushtrisë Michael Kurilla, për të udhëhequr Komandën Qendrore të ShBA-së, e cila mbikëqyr operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme, njoftoi Pentagoni të premten.
Nëse konfirmohet nga Senati, gjenerali Kurilla do të pasojë gjeneralin e marinës Kenneth McKenzie, në krye të Centcom, i cili mbikëqyr operacionet ushtarake në Irak, Siri, Afganistan dhe Jemen.
Sipas biografisë së tij zyrtare, Kurilla, 55 vjeç, aktualisht drejton Korpusin e 18-të Ajror, i cili grupon shumicën e forcave të reagimit të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Fort Bragg, Karolina e Veriut.
I diplomuar në West Point, ai luftoi në Kosovë, Afganistan dhe Irak, ku u plagos rëndë nga një armë zjarri gjatë një sulmi në Mosul në vitin 2005. Kurilla gjithashtu mbante përgjegjësi në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe komandonte Divizionin prestigjioz të 82-të të Parashutës, i njohur për pjesëmarrjen në zbarkimet e Normandisë në vitin 1944, përcjell Klankosova.tv
Ushtria amerikane është e organizuar në komanda gjeografike si Africom për Afrikën ose Eucom për Evropën, por edhe nga çështje si komanda strategjike (Stratcom), përgjegjëse për armatimin bërthamor të vendit, ose Spacecom, e cila është në krye të hapësirës.