Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka nisur një letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së vendit.
Në letrën e publikuar tashmë në faqen zyrtarë të presidencës, Biden ka folur edhe për marrëdhëniet me Serbinë, ku përmendet edhe propozimi evropian.
Presidenti amerikan ka thënë se e mirpëret miratimin e Kosovës ndaj këtij plani, që “qëllim eventual ka njohjen reciproke”.
“Ne mirëpresim miratimin tuaj të propozimit të BE-së për normalizimin me qëllimin eventual të njohjes reciproke, e cila do të ndihmonte në sigurimin e një të ardhmeje më paqësore dhe më prosperuese për popullin e Kosovës dhe Serbisë.” – ka thënë ai.
Ndërkohë, në urimin e tij të Ditës së Pavarësisë, Biden ka thënë se Kosova dhe ShBA-të, kanë ngirute vlera të përbashkëta, duke mbështetur popullin e Ukrainës që po përballet me agresionin rus.
“Në vitin e ardhshëm – ndërsa Kosova vazhdon të zhvillohet dhe të përparojë si multietnike, vend sovran dhe i pavarur—Unë pres që të forcojmë tonën partneriteti dhe thellimi i miqësisë sonë edhe më tej.” – thuhet mes tjerash.