Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, i ka çuar letër presidentit serb, Aleksander Vuçiq, të cilin e ka uruar për ditën e pavarësisë.
Në letër, Biden ka thënë se SHBA e Serbia kanë punuar ngushtë me njëra tjetrën në projekte ekonomike që sipas tij sigurojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët, shkruan lajmi.
Aty, Biden s’ka harruar ta përmend edhe Kosovën.
Ai ka theksuar se SHBA-të mbështesin rrugën e Serbisë drejt BE-së, e në kuadër të saj edhe normalizimin e raporteve me Kosovën nën përkujdesjen e BE-së.
Letra e plotë:
I nderuar zoti President, Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urime të sinqerta juve dhe popullit të Serbisë me rastin e festës kombëtare, të cilën ju e festoni më 15 shkurt.
Gjatë viteve të fundit, Serbia dhe populli i Serbisë me Shtetet e Bashkuara kanë punuar së bashku për të diversifikuar burimet e energjisë dhe për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, duke krijuar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë.
Së bashku, ne duhet të vazhdojmë të mbështesim popullin e Ukrainës dhe të mbajmë Rusinë përgjegjëse për luftën e saj të padrejtë dhe të paprovokuar kundër Ukrainës. Në vitin e ardhshme, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nën kujdesin e BE-së.
Ne mirëpresim mbështetjen tuaj për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin, i cili do të kontribuojë duke krijuar një të ardhme më paqësore dhe më të begatë për rajonin.