Biden i drejtohet popullit rus nga Polonia: Ju nuk jeni armiq tanë

19:28 | 26 March 2022

Biden ka qëndruar për vizitë në Poloni.

Joe Biden, presidenti amerikan, është duke mbajtur një fjalim në Varshavë. Ai është i adresuar popullit rus, duke i thënë se rusët nuk janë armiq të perëndimit.

Biden, ka folur për shumë çështje, në fjalimin e mbajtur në kryeqytetin polak.

“Gjithmonë kam folur drejtpërdrejt dhe sinqerisht me popullin rus. Më lejoni të them, nëse mund të më dëgjoni. Ju, populli rus, nuk jeni armiku ynë. Refuzoj të besoj se ju mirëprisni vrasjen e fëmijëve dhe pleqve të pafajshëm”, ka thënë Biden, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se Putin nuk duhet të mbetet në pushtet për një kohë më të gjatë.

“Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të mbetet në pushtet”, ka thënë ai.

Biden ka thënë se për faj të regjimit të Putinit, miliona familje në Ukrainë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre. Ai, në fjalimin e tij, ka kërkuar nga ukrainasit që të bëhen gati për një luftë të gjatë.

Komento: