Biden i kundërpërgjiget Trumpit: U takon zgjedhësve të shpallin fituesin

08:50 | 04 Nëntor 2020

Po vazhdon numërimi i votave në zgjedhjet në SHBA.

Donald Trump ka pohuar përmes rrjeteve sociale se nuk do të lejojë vjedhjen e votave të votuesve amerikanë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidatit demokrat, Joe Biden, i cili ka pohuar se “nuk më takon as mua, as Donald Trumpit të shpallim fitoren. U takon votuesve”.

“Ne ndjehemi mirë për pozicionin ku jemi. Ne besojmë që jemi në rrugën drejt fitores”, ka shkruar ai ndër të tjerash në llogarinë personale në Twitter.

Theksojmë se për momentin Biden ka shtatë vota më shumë elektorale se Trump, përkatësisht 220 me 213.

Ndryshe, presidenti i ardhshëm i SHBA-së do të jetë kandidati që do t’i fitojë 270 vota elektorale.

Komento: