Biden jep lajmin e madh: Çmimi i naftës është në rënie

15:33 | 16 March 2022

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka dhënë lajmin se çmimi i naftës dhe derivateve të saj, ka nisur të bie.

“Çmimi i karburantit është duke rënë, edhe i gazit duhet po ashtu”, shkruan ai në Twitter.

“Herën e fundit një barrel ishte 96 dollarë, gazi ishte 3.62”.

“Kompanitë e naftës dhe gazit nuk duhet që profitin e tyre ta rrisin mbi amerikanët punëtorë”.

Komento: