Ukraina po vazhdon ta përkrahet nga SHBA.
Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, ka njoftuar se ka ndarë 800 milionë dollarë shtesë për Ukrainën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një postimi në Facebook, Biden ka treguar se këto para do ta ndihmojnë Ukrainën që të luftojë edhe më ashpër kundër forcave ruse.
“Sot, unë po shpall 800 milionë dollarë të tjera për të rritur më tej aftësinë e Ukrainës për të luftuar në Lindje”, ka shkruar presidenti i SHBA-ve në Facebook.
Me tej ai ka shtuar se në këtë paketë do të përfshihen armë të rënda artilerie dhe 144,000 fishekë.
“Kjo paketë do të përfshijë armë të rënda artilerie, dhjetëra obusa dhe 144,000 fishekë për t’u shoqëruar me to. Ai gjithashtu përfshin më shumë dronë taktikë”, ka përfunduar Biden.