Biden: Putin do ta pushtojë Ukrainën

23:30 | 18 February 2022

Shumë shpejtë pritet pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Presidenti amerikan, Joe Biden, në një konferencë të jashtëzakonshme për media të premten në mbrëmje, është shprehur i bindur se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do ta pushtojë Ukrainën.

“Të jemi të qartë, ju jeni i bindur që presidenti Putin do ta pushtojë Ukrainën, a është kjo ajo që sapo thatë?” ishte pyetja e një gazetari drejtuar Bidenit në konferencë. Përgjigja ishte e prerë: “Po”, raporton CNN.

Biden deklaroi më parë se nuk besonte se lideri rus kishte vendosur për sulm, por pranoi se njohuritë e tij mbi të menduarit e Putinit ishin të kufizuara.

Komento: