Biden tërhiqet nga gara për president

20:09 | 21 Korrik 2024
biden-terhiqet-nga-gara-per-president

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se do t’i japë fund kandidaturës së tij për rizgjedhje, duke thënë se “është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit”.

Veprimi i tij vjen katër muaj përpara se amerikanët të shkojnë në votime, në garën për Shtëpinë e Bardhë, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo pason javë të tëra presioni intensiv nga kolegët demokratë pas një debati ndaj republikanit Donald Trump në fund të qershorit.

Në një letër të postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ai tha se ka qenë nderi më i madh i jetës së tij të shërbejë si president.

“Dhe ndërsa synimi im ka qenë të kërkoj rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”.

Komento: