Biden thellon edhe më shumë fitoren.
Pensilvania është shteti amerikan që i dha vulën fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.
Me fitoren në këtë shtet, Biden arriti në kuoatën e 273 votave në Kolegjin Elektorale, nga 270 sa janë të mjaftueshme për t’u shpallur fitues i zgjedhjeve, transmeton lajmi.
E Biden e ka thelluar edhe më shumë epërsinë e tij.
Ai tanimë sipas projeksioneve të CNN, ka dalë fitues edhe në shtetin e Nevadas.
Ky i fundit ka gjashtë vota elektorale, që do të thotë se Biden aktualisht është në kuotën e 279 votave në Kolegjin Elektoral.
Ndërkohë, Trump nuk ka reaguar për humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale, por sidoqoftë nga ai nuk pritet ta pranojë rezultatin, pasi që avokatët e tij kanë paralajmëruar nisjen e një beteje ligjore.