Biden thellon edhe më shumë fitoren, ia kalon Trumpit edhe në këtë vend

21:15 | 07 Nëntor 2020

Biden thellon edhe më shumë fitoren.

Pensilvania është shteti amerikan që i dha vulën fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.

Me fitoren në këtë shtet, Biden arriti në kuoatën e 273 votave në Kolegjin Elektorale, nga 270 sa janë të mjaftueshme për t’u shpallur fitues i zgjedhjeve, transmeton lajmi.

E Biden e ka thelluar edhe më shumë epërsinë e tij.

Ai tanimë sipas projeksioneve të CNN, ka dalë fitues edhe në shtetin e Nevadas.

Ky i fundit ka gjashtë vota elektorale, që do të thotë se Biden aktualisht është në kuotën e 279 votave në Kolegjin Elektoral.

Ndërkohë, Trump nuk ka reaguar për humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale, por sidoqoftë nga ai nuk pritet ta pranojë rezultatin, pasi që avokatët e tij kanë paralajmëruar nisjen e një beteje ligjore.

Komento: