Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që kanë mbetur në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi.
Biden u shpreh se nuk do të dërgonte trupa për të shpëtuar amerikanët nëse Moska pushton Ukrainën. Ai ka paralajmëruar se “gjërat mund të ndryshojnë shpejt” në rajon, raporton BBC.
Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit me këtë shtet. Por ajo sapo ka filluar stërvitjet masive ushtarake me Bjellorusinë fqinje dhe Ukraina ka akuzuar Rusinë për bllokimin e daljes së saj në det.