Biden thotë se më shumë nxënës vdesin nga armët çdo vit se ushtarë dhe policë së bashku

21:30 | 11 July 2022

SHBA po përballet me një problem të madh.

“Armët janë shkaku kryesor i vdekjes së fëmijëve në SHBA”. Kështu ka deklaruar presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë për shtrëngimin e ligjit të armëve të miratuar së fundmi nga Kongresi.

“Më shumë nxënës të shkollave të mesme vdesin çdo vit sesa ushtarë dhe policë së bashku”, shtoi ai.

“Nëse kemi arritur në këtë pikë, është faji i lobeve të armëve, i politikave për armët”, saktësoi më pas presidenti amerikan, duke kujtuar se 40 mijë njerëz vdesin çdo vit në Shtetet e Bashkuara për shkak të dhunës me armë.

“Armët e sulmit nuk janë të nevojshme jashtë zonave të luftës,” theksoi ai.

Komento: