Biden tregon sërish mbështetjen ndaj Ukrainës

00:00 | 25 Prill 2022

Ukraina vazhdon të ndihmohet nga shtete të fuqishme.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se e mbështesin Ukrainën në luftën e saj, si dhe vazhdon ta dënojë Rusinë për veprimet e saj.

“Dy muaj pasi Vladimir Putini nisi një sulm të paprovokuar dhe të pajustifikuar ndaj Ukrainës, Kievi ende qëndron”.

“Presidenti Zelenskyy dhe qeveria e tij e zgjedhur në mënyrë demokratike mbeten në pushtet”.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim ukrainasit në luftën e tyre për të mbrojtur atdheun e tyre”,ka shkruar Biden në rrjetin social Twitter.

Komento: