Biden vizitë në Poloni, Rusia bombardon afër kufirit

18:33 | 26 Mars 2022

Joe Biden ka qëndruar për vizitë në Poloni.

Presidenti amerikan ndodhet në Poloni, ku po takohet me autoritetet lokale atje, zyrtarë ukrainas dhe refugjatë. Ai e quajti “kasap” homologun rus Vladimir Putin.

Ndërkohë që Biden ndodhej pranë kufirit me Ukrainën, Rusia bombardoi qytetin perëndimor Lviv.

Të premten, Moska deklaroi se faza e parë e luftës – të cilën e konsideron një “operacion special ushtarak” – ka përfunduar. Fokusi tashmë do të drejtohet nga dy krahinat në lindje të Ukrainës, që kanë shpallur pavarësinë nga Kievi.

Edhe kryeqyteti ukrainas është bombarduar vazhdimisht gjatë orëve të fundit, por rusët nuk kanë mundur të afrohen.

Komento: