Biden: Zelensky nuk donte të dëgjonte paralajmërimet e Amerikës për pushtimin rus

21:34 | 11 Qershor 2022

Agresioni rus po vazhdon në Ukrainë.

Presidenti Joe Biden ka kritikuar homologun e tij presidenti e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një pritje për mbledhjen e fondeve në Los Anxhelos të premten.

Presidenti amerikan tha se homologu i tij nuk donte të dëgjonte paralajmërimet e Amerikës për pushtimin rus.

Sipas The Guardian, Joe Biden deklaroi se kur inteligjenca amerikane paralajmëroi Ukrainën, asnjë nuk e besoi ndërkohë shumë njerëz menduan se ai po ekzagjeronte.

“Presidenti rus Vladimir Putin do të shkonte në kufi. Dhe nuk kishte asnjë dyshim, dhe Zelenskyy nuk donte ta dëgjonte, as shumë njerëz. E kuptoj pse nuk donin ta dëgjonin, por kjo ishte e vërteta”, tha Biden.

Në javët para fillimit të luftës, disa komentues thonë se Zelensky mohoi zërat pasi zyrtarët e administratës së Biden paralajmëruan vazhdimisht se një pushtim rus ishte shumë i mundshëm.

Komento: