Bidenit i dërgojnë letër senatorët për sqarime se cilat ishin kriteret për thirrje në Samitin e Demokracisë

10:26 | 10 Nëntor 2021

Senatorët i dërgojnë letër Bidenit për sqarime se cilat ishin kriteret për thirrje në Samitin e Demokracisë.

Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin Amerikan, Bob Menendez dhe shtatë senatorë të tjerë kanë dërguar një letër drejt Presidentin Jose Biden para Samitit të Demokracisë.

Kjo është bërë për të sqaruar rreth kritereve të aplikuara se cilat shtete do të ftohen për pjesëmarrje.

Senatorët kanë parashtruar pyetje se çfarë roli do të luajnë shoqëria civile në planifikimin dhe zbatimin e samitit, sikurse se çfarë përgjegjësi specifike do të ndërmarr administrata gjatë mbajtjes së takimit dhe çfarë pritet nga vendet tjera, raporton Zëri i Amerikës.

“Derisa demokracitë marrin shumë forma dhe disa vende kanë probleme në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe praktikum, ne duhet ta kemi të qartë se pse kemi bërë ftesë për secilën qeveri veç e veç”, thuhet në letrën e senatorëve në të cilën i kanë kërkuar Biden-it listën e vendeve të ftuara dhe shpjegime rreth kritereve.

“Kur në bëjmë ftesë, kjo dërgon porosi të qartë rreth vlerave dhe praktikave në të cilat ne besojmë se përbëjnë demokracinë”.

“Elementi që përcakton çdo sistem demokratik është pjesëmarrja e plotë e qytetarëve në atë sistem dhe shoqëria civile gjithandej planetit luan rol integral në organizimin qytetar për pjesëmarrje në qeveri”, thuhet ndër të tjera në letër.

Kujtojmë gjithashtu se Kosova nuk është ftuar të jetë pjesë e këtij Samiti.

Komento: