Bie bora e parë, ky vend i Kosovës mbulohet nga bora

21:49 | 24 November 2019

Edhe pse jemi në muajn nëntor temperaturat në vend po vazhdojnë të na befasojnë.

Por, përkundër motit të mirë që ka mbretëruar deri më sot, kur futemi në javën e fundit të nëntorit dalëngadalë moti po vazhdon të ftohet dhe po fillojnë përgatitjet për stinën e dimrit.

Madje gjatë ditës së sotme ka pasur edhe reshe të borës.

Maja e Konjushës e cila gjendet në afërsi të Përvallës sot është mbuluar nga bora, shkruan ORAinfo.

Pamje të borës kanë sjell Shoqata e Alpinistëve “Shkëmbi”, të cilët në mot të ligë e me erë kanë pushtuar majën e Konjushës në lartësi 2571 metra.

Ndërkohë, Prishtina Ëeather paralajmëron qytetarët se edhe këtë javë do të ketë temperatura mbi mesataren me mundësi për reshje lokale shiu. /ORAinfo/

Ja pamjet:

Komento: