Kryeqyteti i Kosovës këtë pasdite ka nis të mbulohet me borën e parë për këtë vit.
Ndërkohë, ka disa javë që bora ka rënë në vendet malore. Fjolla të lejta bore ka paralajmëruar për sot edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas institutit, sot parashihet mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu dhe fjolla të lehta bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.
“Të martën. Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.
Të mërkurën. Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e marte, por në fushat termike parashihen ndryshime. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.
Të enjten. Nga dita e enjte parashihet të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu. Minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.
Të premten. Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Dita e premte parashihet të shënoj vlerat më të larta të temperaturave maksimale gjatë javës. Minimalet ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.