Bie bora e parë në Shqipëri

13:22 | 20 Nëntor 2022

Janë shënuar reshjet e para të borës në aksin Qafë Thore të Thethit në Shqipëri.

Gjatë ditës së sotme, ky vend është mbuluar nga reshjet e para të borës ende pa nisur zyrtarisht sezoni i dimrit, raporton abcnews .al

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se temperatura shënon 4 °C. Ndërkaq bëjnë me dije se qarkullimi rrugor po kryhet pa probleme, mjetet dhe punëtorët janë në terren dhe në gatishmëri për çdo situatë.

Komento: