Bie borë edhe në Rugovë, pamje prej atje

10:08 | 23 Shtator 2021

Bora mbulon edhe Rugovën, pamje prej atje.

Në disa vise kodrinoro-malore të vendit tashmë kanë filluar edhe reshje të bores, raporton Express.

Pas Bajgorës, bora ka mbuluar edhe Rugovën. Fotografi nga bora e parë atje janë publikuar edhe në media.

Ndryshe, sot gjatë ditës pritet të ketë mot pjesërisht të vranët, derisa prej të premtes dhe përgjatë fundajës do të ketë kthjellime dhe pritet të jetë më ngrohtë, ka njoftuar Prishtina Weather.

Të premtën në mëngjes parashihet mot më i ftohtë, e gjatë ditës më ngrohtë, duke vazhduar edhe në fundjavë.

Edhe ditën e hënë vazhdon të mbajë mot kryesisht me diell, e orëve të mbrëmjes me shtim të vransirave.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme.

Komento: