Bie borë shumë e madhe, shkakton edhe viktima

22:39 | 19 Nëntor 2022

Bora mbulon shumë pjesë, shkakton edhe viktima.

Reshjet e mëdha të borës në pjesën veriore dhe perëndimore të New Yorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbyllen rrugët e të anulohen edhe fluturimet për në fundjavë para festës së Falënderimeve.

Situata e krijuar shkaktoi edhe viktima.

Dy qytetarë në zonën Buffalo vdiqën pas komplikimeve kardiake që pësuan si pasojë e përpjekjeve për të pastruar terrenin.

Autoritetet kërkuan nga banorët që të qëndrojnë brenda, vetëm në qoftë se kanë ndonjë punë emergjente për të dalë jashtë.

Meteorologët njoftuan se një ngjarje e tillë në këtë rajon ka potencial të jetë historike, pasi që reshjet janë normale vetëm gjatë muajve të dimrit.

Bora atje nuk parashihet të ndalet përgjatë javës së ardhshme.

Komento: