
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivate për ditën e sotme.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimet janë përcaktuar bazuar në vendimin e datës 5 prill 2026 dhe vlejnë për 14 prill.
Këto janë çmimet e reja: Nafta (dizel): 1.78 euro për litër, Benzina: 1.44 euro për litër dhe Gazi: 0.89 euro për litër.
Autoritetet bëjnë të ditur se këto çmime janë maksimale dhe operatorët ekonomikë nuk lejohen t’i tejkalojnë ato.
Ministria vazhdon të monitorojë tregun e derivateve për të siguruar stabilitet të çmimeve dhe mbrojtje të konsumatorëve.