Bie dominimi i PDK-së edhe në Kaçanik, e merr Vetëvendosja

14:39 | 07 October 2019

VV, duket se është duke dominuar në shumicën e komunave në Kosovë.

Rezultati i zgjedhjeve të jashtëzakonshme të gjashtë tetorit ka befasuar në disa komuna, përfshirë këtu edhe Komunën e Kaçanikut, raporton Gazeta Express.

Derisa e njejta për vite me radhë u pa si bastion i Partisë Demokratike të Kadri Veselit, rezultati i djeshëm doli ndryshe se në zgjedhjet e kaluara.

Këtë herë në këtë komunë nuk ka dalë fituese PDK-ja, mirëpo Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurti.

Në këtë komunë, PDK ka marrë 32.30% apo 4725 vota, ndërkaq Vetëvendosje 5010 apo 34.25%.

LDK ndëkaq në Kaçanik ka marrë vetëm 16.52%

Komento: