Bie drastikisht numri i viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali

18:34 | 26 Prill 2020

155 viktima më pak se dje gjatë 24 orëve të fundit në Itali.

Italia ka raportuar më se 260 vdekje lidhur me koronavirusin përgjatë 24-orëshit të fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë italiane në konferencën e përditshme përgjatë të dielës.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga sëmundja Covid-19 në vend ka shkuar në 26.644. Italia ka pësuar rënien më të madhe të shifrave të jetëve të humbura që prej shpërthimit të rasteve me virusin pandemik, shkruan lajmi.net.

Autoritetet shëndetësore italiane bënë të ditur në konferencë gjithashtu se ka pasur 2,324 raste të reja të infektuara me virus, duke shkuar në 197,675 shifra totale e të infektuarve në shtetin evropian.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, përgjatë ditës së sotme pritet të mbajë një konferencë që të tregojë masat e ndërmarra për atë që po quhet “faza e dytë e shpërthimit”.

MSH-ja italiane tutje bëri me dije se numri i personave me terapi intensive ka rënë në -93.

Përgjatë periudhës 24-orëshe, vendi i Gadishullit Apenin ka realizuar 49.916 teste, u bë e ditur në konferencë. /Lajmi.net/

Komento: