Bie drastikisht numri i të vdekurve brenda një dite në Itali.
Italia përgjatë 24-orëshit të fundit ka raportuar 431 vdekje, kanë bërë të ditur autoritetet italiane.
Kjo ka bërë që numri i të vdekurve nga COVID-19 të arrijë në 19,468, marrë parasysh shifrat e raportuara nga Ëorldometer.
Po ashtu, përgjatë periudhës një-ditore Italia ka raportuar edhe 4,092 raste të diagnostikuara me virusin pandemik. Bilanci i përgjithshëm i të infektuarve në shtetin italian ka arritur në afro 153 mijë.
Italia është vendi i dytë me numrin më të madh të të vdekurve në nivel global. Listës me jetë të humbura nga SARS-COV2 i prijnë SHBA-të, me 20,577 të vdekur që prej kohës kur është shfaqur virusi.