
Bie fasada e një në Suharekë, rrezikohen qytetarët
Rrezikohet jeta e qytetarëve në Suharekë.
Ka rënë fasada e një ndërtese në Suharekë dhe për shkak të lartësisë që kishte, ka rrezikuar jetën banorëve.
Kjo ndërtesë është ndërtuar në vitin 2017, dhe besohet se shkak i rënies së fasadës, po shihet të jetë cilësia e dobët e ndërtimit.
Në vendin e ngjarjes ka dalë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj si dhe njësitet policore, të cilët raportuan se nuk ka viktima, apo të lënduar.