Bie fluksi në kufi, QKMK njofton për kolona 500 metra e pritje më së shumti 70 minuta

08:20 | 02 Gusht 2026
bie-fluksi-ne-kufi,-qkmk-njofton-per-kolona-500-metra-e-pritje-me-se-shumti-70-minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, ka përditësuar sërish të dhënat sa i përket gjendjes në pikat kufitare të vendit.

Në përditësim bëhet e ditur se për dallim nga disa orë më parë, ka rënie të fluksit në pikat kufitare, ku pritjet më të gjata janë te Dheu i Bardhë deri në 70 minuta.

Kurse në pikat e tjera, pritjet më të gjata janë deri në 15 minuta.

Te Dheu i Bardhë pritje ka edhe për dalje nga vendi ku, qytetarët presin deri në 40 minuta.

Komento: