Bie fluksi në pikat kufitare

21:04 | 24 Gusht 2024
bie-fluksi-ne-pikat-kufitare

Fluks më i vogël i automjeteve vërehet sot në pikat kufitare. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, mërgimtarët po vazhdojnë më shumë ta përdorin për dalje nga territori i Kosovës pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Sipas përditësimit të fundit, pritjet te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm janë deri në 40 minuta.

Në pikat tjera kufitare, pritjet nuk janë më shumë se 10-15 minuta.

Komento: