Bie fluksi në pikat kufitare, qytetarët presin më pak

15:40 | 07 Janar 2024
bie-fluksi-ne-pikat-kufitare,-qytetaret-presin-me-pak

Dy pikat kufitare me Serbinë, Merdarë dhe Dheu i Bardhë vazhdojnë të jenë më të ngarkuara edhe të dielën.

Qytetarët në dalje të Merdarës po presin deri dy orë e gjysmë për të kaluar kufirin, kurse kolona është 800 metra. Po ashtu, te Dheu i Bardhë kolona arrin deri 400 metra, pritja e qytetarëve në këtë pikë kufitare është rreth një orë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar në orën 13 e 3 minuta, vendkalimet tjera kufitare janë të qeta dhe nuk raportohet për

Ndërsa, pika kufitare Mutivodë është ndër pikat me pak të frekuentuara. Pritjet në këtë pikë të kufirit zgjasin më së shumti 30 minuta.

Ndërkohë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Datu Hoxha ka deklaruar se referuar informacioneve të pranuara nga të gjitha pikat e kontrollit kufitar të Republikës së Kosovës, qarkullimi i njerëzve dhe mallrave zhvillohet normalisht dhe pa pengesa.

“Gjatë periudhës së festave një përqendrim më i madh i automjeteve dhe personave janë evidentuar në pikë kalimin kufitar në Merdarë, ku janë raportuar pritje edhe kolona më të gjata se në pikat tjera. ​Ne përmes autoriteteve kompetente kufitare kemi informuar opinionin dhe kemi inkurajuar të gjithë ata persona që shfrytëzojnë pikë kalimet kufitare të Republikës së Kosovës, kryesisht gjatë periudhave kur kemi rritje të fluksit dhe gjatë festave, të mos përqendrohen vetëm në një pikë kufitare apo relacion, por të përdorin edhe alternativa-relacione tjera (pika tjera kufitare), ku fluksi i qarkullimit është me i vogël, dhe në këtë mënyrë të ju shmangen pritjeve dhe kolonave të mundshme, ka thënë ai për RTK.

Policia e Kosovës, sipas tij, ka ndërmarr masa dhe angazhime me kapacitetet e saj në dispozicion dhe në kuadër të fushëveprimit të saj, për lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave në qarkullim për një menaxhim sa më efikas të kufirit shtetëror.

Komento: