Bie importi nga Serbia

12:41 | 03 March 2021

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci ka thënë se gjatë periudhës janar-shkurt të vitit 2021 ka rënie të importit nga Serbia mbi 40 milionë euro.

Stavileci tutje ka sqaruar se krahasuar me vitet e kaluara kur importi nga Serbia ka arritur shumën në muaj nga 35 milionë deri në 37 milionë, këtë vit për dy muaj janë importuar 32 milionë euro që i bie dy herë e gjysmë më pak.

“Në aspektin e importit nga Serbia ne kemi pritur që të kemi një rritje të produkteve serbe, nëse në vitet para të reciprocitetit vitet e kaluara një muaj nga Serbia ka qenë 35 milionë deri në 37 milionë import të mallrave, ndërsa për momentin që flasim deri në periudhën janar-shkurt kemi rreth 32 milionë, një mesatare e importit të Serbisë është 16 milionë dhe mund të themi që është dy herë e gjysmë më pak se sa që është mesatarja e kohëve të kaluara”.

Ndërsa faktorët që kanë ndikuar në rënien e importit sipas Stavilecit janë fokusimi i konsumatorëve te produktet që vijnë nga Bashkimi Evropian, apo edhe ato nga Shqipëria.

“Kanë ndikuar shumë faktorë, duke mos përjashtuar edhe pandeminë, por kanë ndikuar ndoshta edhe reciprociteti por ndoshta edhe aspekti që konsumatorët janë orientuar te produktet e tjera që vinë nga unionin evropian, kanë ndikuar edhe te produktet që vinë nga Shqipëria”.

Stavileci ka folur edhe për planet e Doganës për vitin 2021, ku ka thënë se synohet që të hyrat të shkojnë deri në 1 miliard e 200 milionë, raporton EO.

“Dogana gjithmonë është në krye të detyrës dhe vazhdon të mbledh të hyra të nevojshme për buxhetin e Kosovës dhe presim që sivjet të arrijnë të hyrat rreth 1 miliard e 200 milionë”.

Komento: