Bie interesimi i maturantëve për drejtimet ekonomike në UP, kaq pak kanë aplikuar sivjet

18:49 | 13 Korrik 2019

Ka rënë dukshëm interesimi i maturantëve për drejtimet ekonomikë në Universitetin e Prishtinës.

Profesorët dhe asistentët në Banka, Financa dhe Kontabilitet ka gjasa që të mbesin pa mbinorma dhe të marrin edhe nga një pagë shtesë për punën që bëjnë në Universitetin e Prishtinës. Kjo pasi interesimi i studentëve për të studiuar këtë drejtim ka rënë.

Nga 650 vende që janë hapur për studentë të rinj, vetëm 341 kandidatë kanë aplikuar. Rrjedhimisht, edhe nëse pranohen të gjithë do të mbesin edhe 309 vende tjera të lira.

Rrjedhimisht, profesorët do të mbesin pa orët shtesë të planifikuara për këtë numër të studentëve.

Prej pasluftës, pa asnjë studim të mirëfilltë, një pjesë e madhe e të rinjve ka studiuar në fushat ekonomike, shkruan Express.

Programe të tilla përpos në UP ka edhe nëpër universitetet tjera publike dhe private.

Komento: