Bie interesimi: Vetëm 13 doza të vaksinës u dhanë në 24 orët e fundit

16:27 | 04 Prill 2022

Vetëm 13 doza të vaksinës u dhanë në 24 orët e fundit.

Numër i vogël i qytetarëve janë vaksinuar kundër Coronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë administruar vetëm 13 doza të vaksinës anti-COVID.
Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës, MSh-ja njofton se janë dhënë 1.822.710 doza të vaksinës.

820.684 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.228 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Komento: