Bie me të madhe çmimi i naftës

18:51 | 07 December 2022

Çmimi i naftës arrin nivelin më të ulët në 11 muajt e fundit

Çmimi i naftës Brent ra nën 80 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie prej më shumë se 3 për qind pasi investitorët janë të shqetësuar për një rritje më të madhe të normës nga Rezerva Federale e SHBA-së javën e ardhshme.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent u tregtua 79,72 dollarë për fuçi mëngjesin e sotëm, duke shënuar rënie prej 3,58 për qind nga çmimi i djeshëm prej 82,62 dollarë për fuçi.

Në të njëjtën kohë, standardi amerikan Ëest Texas Intermediate (ËTI) u tregtua me 74,41 dollarë për fuçi, duke shënuar një humbje prej 3,27 për qind pas seancës së mëparshme prej 76,93 dollarë për fuçi.

Brent regjistroi çmimin më të ulët në 11 muaj, duke arritur nivelin më të ulët që nga 7 janari si rezultat i pritjeve të dobëta të kërkesës për naftë, pasi sipas shumë ekonomistëve, shtrëngimi agresiv monetar i bankës qendrore vitin e ardhshëm mund ta çojë ekonominë amerikane në një recesion.

Dje, shefi ekzekutiv i kompanisë së investimeve bankare ‘JP Morgan Chase’, Jamie Dimon, tha se inflacioni rekord mund të ndikojë rëndë në ekonominë amerikane dhe të shkaktojë një recesion në vitin 2023.

Dimon theksoi se cikli agresiv i shtrëngimi monetar të Rezervës Federale të SHBA-së po çon normën e interesit të saj të rritet deri në 5 për qind dhe madje, siç tha ai, ky nivel “mund të mos jetë i mjaftueshëm” për të tejkaluar inflacionin.

“Kur shihni para, ato gjëra mund të prishin ekonominë dhe të shkaktojnë një recesion të butë ose të fortë për të cilin njerëzit po shqetësohen”, tha Dimon.

Më 2 nëntor, Rezerva Federale rriti normat e interesit me 75 pikë bazë për të katërtën herë radhazi, duke e rritur intervalin e synuar për normën e fondeve federale midis 3,75 për qind dhe 4 për qind, respektivisht më e larta që nga janari i vitit 2008.

Rritjet agresive të normave kanë bërë që inflacioni vjetor i konsumatorit të arrijë në 7,7 për qind në muajin tetor, duke regjistruar një zbutje nga 8,2 për qind në muajin shtator.

Dollari i fortë nxit më tej frikën e kërkesës së dobët

Gjithashtu edhe rritja e vlerës së dollarit amerikan mbështeti çmimet më të ulëta të naftës duke dekurajuar tregtarët të përdorin monedha të tjera.

Monedha e gjelbër shënoi rënie dje, megjithatë ajo ka qenë në një prirje në rritje për shkak të politikës monetare agresive të Rezervës Federale të SHBA-së.

Çmimet ranë pavarësisht shqetësimit të ofertës pasi prodhuesit e grupit OPEC+ ranë dakord të mbajnë politikën e tyre të shkurtimit të prodhimit përballë ndalimit të Bashkimit Evropian (BE) dhe kufirit të çmimit të eksporteve ruse të naftës.

Raportet mbi reagimin e ardhshëm të Rusisë ndaj sanksioneve të ndryshme të vendeve perëndimore ndaj eksporteve ruse të hidrokarbureve intensifikuan frikën e ofertës./ATSH

Komento: