Janë publikuar shifrat e fundit të vdekjeve dhe rasteve të reja me koronavirus në Itali.
Autoritetet italiane kanë raportuar më se 566 vdekje lidhur me koronavirusin përbrenda 24-orëshit të fundit.
Vdekjet e raportuara përgjatë ditës së sotme kanë çuar shifrën e përgjithshme të jetëve të humbura nga COVID-19 në 20,465, sipas raportit të platformës Ëorldometer, shkruan lajmi.net.
Ndërkaq, numri i rasteve të raportuara përbrenda natës arritën në 3,153, në 36 mijë testet e realizuara për Covid-19, është bërë me dije tutje në konferencën e përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë së Italisë.
Italia i ka gjithsej 159,516 të infektuar me virusin pandemik deri më tani.