Po vazhdon të bie numri i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë.
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë ka shënuar rënie për tre ditë radhazi.
Të shtunën u raportua për 510 viktima të reja, u tha në një deklaratë të Ministrisë spanjolle të Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri, ka arritur në 16,353.
Sa i përket numrit të të infektuarve, autoritetet spanjolle njoftuan se ai ka shkuar në mbi 161 mijë.
Spanja, është vendi i dytë pas Italisë për nga numri më i lartë i viktimave nga koronavirusi i ri.