Bie në baze, vdes 5 vjeçarja

17:16 | 27 Qershor 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkup.

Mbrëmë rreth orës 21:00, një vajzë pesëvjeçare ka rënë në pishinë në një objekt hotelerik në Shkup, ndërsa sot rreth orës 8:30 të mëngjesit ajo ka ndërruar jetë.

“Më 26.06.2019 në orën 21:10 në SPB Shkup është paraqitur se në një pishinë të një objekti hotelerik në Shkup ka rënë një vajzë pesëvjeçare, e cila me veturën e ndihmës së shpejt është dërguar në Qendrën Emergjente në Klinikën “Nënë Tereza”. Në mëngjes në orën 08:30 vajza ka ndërruar jetë”, thonë nga MPB.

Policia ka nisur të merret me zbardhjen e rastit.

Komento: