Bie në kontakt me rrymën, trupi i viktimës ka mbetur për disa orë në shtyllë elektrike

21:54 | 24 February 2019

Ndonëse ngjarja ka ndodhur rreth pasdites, trupi i elektricistit 34-vjeçar mbeti mbi shtyllën për disa orë.

Një elektricist 34-vjeçar, ka humbur jetën në fshatin Fierzë të Fushë Arrëzit, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Viktima është identifikuar si shtetasi Prend Ceca, i cili kishte hipur në shtyllë për të riparuar një defekt, por kishte rënë në kontakt me rrymën, duke humbur jetën, shkruan TopChannel.

Raportohet se trupi i viktimës mbeti për disa orë mbi shtyllë, derisa mbërritën specialistët, që bënë të mundur zbritjen që atje.

Ndonëse ngjarja ka ndodhur rreth pasdites, trupi i elektricistit 34-vjeçar mbeti mbi shtyllën që i mori jetën deri në orët e mbrëmjes, ndërsa tani është dërguar në spitalin e Bajram Currit për ekspertizën mjekësore.

Komento: