Bie në mina, lëndohet rëndë 26 vjeçari

14:31 | 25 Shkurt 2019

Një person në Gjirokastër ka pësuar një aksident të rëndë.

Ai, ka marrë lëndime serioze në Subash të Gjirokastrës si pasojë e një mjeti shpërthyes.

I lënduari, i identifikuar si Vitjan Lluka, 26 vjeç, është transportuar menjëherë për në Spitalin e Traumës në kryeqytet, nëpërmjet një helikopteri, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, shkruan TopChannel.

Një grup hetimor, ndërkohë, ka nisur punën në bashkëpunim me prokurorinë për të mësuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Komento: