Bie nga ballkoni, humb jetën 6 vjeçari

16:58 | 22 Shtator 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës, dhe ka ndërruar jetë në spital një 6-vjeçar.

‘Më datë 22.09.2021,rreth orës 15:50, në lagjen ‘28 Nëntori’, Elbasan, shtetasi O. L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6, dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’, njofton policia.

Komento: