Bie nga ballkoni një grua në Vlorë, dërgohet për trajtim në spital

09:20 | 11 Qershor 2026
bie-nga-ballkoni-nje-grua-ne-vlore,-dergohet-per-trajtim-ne-spital

Të mërkurën në mbrëmje një grua ka rënë nga ballkoni i një pallati pranë Lungomares në Vlorë.

Si pasojë e lëndimeve të marra, ajo është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për një rënie aksidentale apo për një rast me shkaqe të tjera.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, raporton tch.

Komento: