Ngjarje e rëndë në Prizren.
Një grua ka humbur jetën në Prizren, pasi ka rënë nga ballkoni.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur pasditen e së premtes, ku viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë në rrethana të panjohura.
“Prizren 09.11.2019-17:15. Raportohet se viktima femër K-Shqiptare ne rrethana te panjohura ka rene nga ballkoni i shtëpisë. Viktima është dërguar ne Spitalin e Prizrenit ku dhe ka ndërruar jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.