Një grua në Ferizaj ka rënë nga kati i gjashtë i nj ndërtese.
Për momentin nuk dihen shkaqet se pse ka ndodhur kjo ngjarje.
Agim Gashi nga Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajit e ka konfirmuar rastin për lajmi.net duke treguar se personi në fjalë është dërguar në spital me shenja jete.
“Rreth orës 15:30 minuta në Ferizaj, për momentin ende në rrethana të panjohura një person i gjinisë femërore ka rënë nga kati I 6 është dërguar në spital me shenja jete dhe tash është duke u transportuar në QKUK”, tha Gashi.
Gjithashtu Gashi është shprehur se këto janë informatat e vetme që kanë edhe pse ndodhen në vendngjarje.