I riu në Kamëz bie nga lartësia dhe vdes në spital, ja çfarë dyshon policia.
Një 21-vjecar me banim në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru ka rënë nga lartësia mbrëmë vonë e për pasojë ka humbur jetën. Ndonëse i është dhënë ndihma e parë duke u dërguar në spital, i riu nuk ka mundur të mbijetojë.
Dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.05.2020, rreth orës 23:50, në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru/ Kamëz, ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi E. K., 21 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rendë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të shkakut të kësaj ngjarjeje.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin.